Mediumi tabloid britanik Daily Mail ka dëshmuar se di të jetë vërtetë skandaloz kur vie puna te konfirmimi i lajmeve që i publikon në platformën e tyre online.
Daily Mail, i cili ka miliona ndjekës në rrjetet sociale, ka publikuar një lajm ku thuhet se këngëtarja Rita Ora po qëndron në Ukrainë për të festuar dhjetëvjetorin e pavarësisë së vendit.
Me sa duket mediumi më i ndjekur britanik ka ngatërruar emrat e shteteve, apo mbase Kosova është shtet i padëgjuar për ta? /MESAZHI/