DEASH sulm ndaj civilëve në Siri, dhjetëra të vdekur

Së paku 30 civilë të cilët po tentonin të braktisnin qytetin sirian Al-Bab, janë vrarë gjatë sulmeve të organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë njoftuar se civilët e vrarë kanë humbur jetën gjatë sulmit të cilin pjesëtarët e DEASH-it e kanë kryer me mina dhe mjete të tjera shpërthyese.

Nga ana tjetër në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit” i cili po zhvillohet në Siri janë shkatërruar 113 bastione të DEASH-it. Janë shkatërruar strehimore, shtabe komanduese, automjete dhe armatim i organizatës.