Konflikti mes Iranit dhe Izraelit ka hyrë në ditën e tij të nëntë, ndërsa përshkallëzimi vazhdon me sulme të reja raketore.
Ushtria izraelite ka publikuar dy deklarata të ndara. Në të parën, forcat izraelite konfirmuan se kanë identifikuar disa lëshime raketash nga territori iranian, duke shtuar se sipas vlerësimeve fillestare, janë lëshuar rreth 10 raketa në drejtim të Izraelit.
Deklarata e dytë, e publikuar pak minuta më vonë, njoftoi se sirenat e alarmit janë dëgjuar në disa zona të vendit, kryesisht në pjesën qendrore dhe në Tel Aviv, ku janë dëgjuar disa shpërthime në qiell.
Tensionet mes dy vendeve vazhdojnë pa shenja zbutjeje, ndërsa përplasjet ushtarake kanë hyrë në ditën e nëntë. /mesazhi






