Delegacioni i Gazprom-it do të vizitojë nesër Turqinë

Njoftohet se drejtuesi ekzekutiv (CEO) i kompanisë ruse të energjisë Gazprom, Aleksey Miller, ditën e nesërme do të mbërrijë në Turqi për të diskutuar për projektin e tubacionit të gazit “Rrjedha Turke”, raporton Anadolu Agency (AA).

Zv/Presidenti i Gazprom-it, Aleksandr Medvedev, duke folur për agjencinë ruse të lajmeve TASS u shpreh se delegacioni i Gazprom-it nën udhëheqjen e Miller do të realizojë takime ditën e mërkurë në Turqi.

Medvedev ka vënë në dukje se fillimisht do të kryhen bisedimet në lidhje me projektin e “Rrjedhës Turke” dhe më pas gjatë vizitës do të kryhen diskutime edhe për çështjet e tjera në lidhje me energjinë.