Demarkacioni, Ushtria dhe vizat janë prioritetet e qeverisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se qeveria e re, me në krye Ramush Haradinajn, do të jetë ajo, e cila do ta përmbyllë shtetndërtimin e Kosovës.

Ai më tej, ka thënë se qeveria “Haradinaj”, si prioritete të saja ka liberalizimin e vizave, demarkacionin me Malin e Zi, si dhe shnderrimin e FSK-së në FAK.

“Liberalizimi i vizave dhe përfundimi i demarkamit me Malin e Zi janë prioritete, si dhe transformimi i FSK-së në FAK”, ka shtuar ai.