Dembele: Ndihem mirë, kam ndryshuar

Sulmuesi i Barcelonës, Ousmane Dembele ka folur për formën e tij fizike.

Dembele është duke përjetuar formën më të mirë që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund në vitin 2017, shkruan lajmi.net.

Lëndimet e penguan francezin që të arrinte formën optimale, por tani sipas tij kjo gjë është e shkuar.

“Dua ti falënderoj bashkëlojtarët e mi, por sinqerisht që nga ardhja ime në 2017 unë isha i dobët fizikisht”, tha ai.

“Tani, fizikisht kam ndryshuar dhe po ndihem mirë dhe më i përgatitur për ndeshje”, shtoi ai.

“Ky vit po shkon mirë, jam përmirësuar tek Barça, me trajnerët fizikë, mënyrën e trajnimit dhe mënyrën e përgatitjes së ndeshjeve”, tha Dembele.

“Po ndihem mirë, edhe pse kam vuajtur nga dobësia fizike për tre vite”, përfundoi Ousmane Dembele.