Deputetët e PDK-së në protestë për Haradinajn

Në protestën për Ramush Haradinajn po marrin pjesë edhe deputetë të PDK-së.

Deputetët që kanë dal në protestë janë Ganimete Musliu, Safete Hadergjonaj, Luljeta Gutaj-Veseli.

Musliu dhe Hadërgjonaj e kanë cilësuar të pakupimtë mbajtjen e Ramush Haradinajt në Francë, pasi që ai ka bërë luftë të drejtë.

Ato shpresojnë se lideri i AAK-së shpejt do të kthehet në Kosovë dhe do të vazhdojë aktivitetin e tij politik.