Deputetët në “gjumë”, një muaj pa seancë

Kuvendi i Kosovës të mërkurën bën një muaj prejse nuk ka mbajtur seancë.

Të mërkurën do të bëhet një muaj prejse Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur asnjë seancë, ndonëse shumë projektligje, ligje e rezoluta vazhdojnë të presin për shqyrtim dhe për votim.

Përgjatë katër muajve të parë të këtij viti Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përmbushë as 13% të agjendës legjislative, shkruan gazeta “Zëri”.

Ndonëse shumë projektligje, ligje e rezoluta vazhdojnë të presin për shqyrtim dhe për votim, Kuvendi i Kosovës të mërkurën bën një muaj prejse nuk ka mbajtur seancë.Përgjatë 4 muajve të parë të këtij viti Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të përmbushë as 13% të agjendës legjislative.

Përderisa më shumë se gjysma e projektligjeve dhe e ligjeve të agjendës së Kuvendit janë ende në pritje për t’u futur në procedurë.Keqmenaxhimi i dhe mosplanifikimi i mirë i punës së Kuvendit janë arsyet se pse po vazhdon të ngecë puna e kësaj legjislature, e cila po vlerësohet të jetë më e dobëta që nga paslufta.

Nga koalicioni qeverisës thonë se edhe pse nuk ka pasur një muaj seancë, nuk është ndier ndonjë mungesë e jashtëzakonshme.

Ndërsa opozita e ka parë si shqetësim mbajtjen e seancave kaq rrallë.