Derbi i madh, sot luajnë këto klube

Sonte do të zhvillohet raundi i dytë i xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.

Mbrëmë ishim dëshmitar të shumë befasive në rezultate, por sonte me gjasë do të jetë më ndryshe.

Liverpooli humbi nga Crvena Zvezda, Interi barazoi me Barcelonën, siç bënë edhe Napoli me PSG-n.

Ndeshja me interes më të madh do të jetë ajo në mes të Juventusit dhe Manchester United, që zhvillohet në ora 21:00, përcjell “lajmi.net”.

Sonte do të luajnë edhe Bayern Munchen që do të përballet me AEK-un dhe Real Madridi me Vktioria Plzenin.

Më poshtë mund t’i shikoni ndeshjet që do të zhvillohen sonte në Ligën e Kampionëve.