Derbi i qytetit, Manchester United pret Manchester Cityn

Manchester United do të pres Manchester Cityn në kuadër të javës së dhjetë të Ligës Premier.

“Djajtë e Kuq” janë në vendin e tetë me 15 pikë të tubuara, ndërsa qytetarët në të dytin me 21 pikë.

Në pesë ndeshjet e fundit skuadrat kanë ecuri të njëjtë, ku kanë nga tri fitore dhe dy humbje.

Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 16:30.