Deri në katër rekorde të kampionateve evropiane u thyen në ndeshjen mes Italisë dhe Turqisë

Kombëtarja e Italisë e hapi Euro 2020 mbrëmë me një fitore bindëse 3-0 kundër Turqisë, dhe ky rezultat theu katër rekorde në Kampionatin Evropian.

Gjegjësisht, për herë të parë në 39 ndeshje të luajtura në historinë e garës evropiane, Azzurët shënuan tre gola në një ndeshje, dhe fitorja 3-0 ishte gjithashtu triumfi më bindës ndonjëherë në hapjen e Kampionatit Evropian.

Fatkeqësisht, Merih Demiral shënoi një auto-gol dhe u bë futbollisti i parë në histori që realizon një gjë të tillë .

Për turqit, Kampionati Evropian i këtij viti është gara e shtatë e madhe, e cila përfshin Kampionatin Botëror, dhe ata humbën ndeshjen e parë çdo herë.

Nga ky rrugëtim, asnjë kombëtar tjetër me më shumë se tre paraqitje në gara të mëdha nuk ka humbur të gjitha ndeshjet e para të turneut.

Kujtojmë, në ndeshjen e dytë të Grupit A, Uellsi dhe Zvicra do të takohen sot në orën 15:00.