Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dëshmon në gjyqin kundër trafikantit të njohur botëror, “tradhton” babanë dhe gjithë...

Dëshmon në gjyqin kundër trafikantit të njohur botëror, “tradhton” babanë dhe gjithë grupin

Në gjyqin ndaj trafikantit të njohur global El Chapo ka dëshmuar Vicente Zambada Niebla, djali i personazhit të errët të botës së krimit në Meksikë, Ismael Zambada García, udhëheqës në kartel droge. Z. Zampata që ka dëshmuar sot, se qysh i vogël ishte futur në rrjetin e kartelit.

Por këtë të enjte, djali i një prej kapove më të njohur të Meksikës në trafikun e drogës, princi i kartelit, tradhtoi babanë. Ai ka dëshmuar për thuajse 5 orë detaje nga mënyra sesi funksiononte karteli i famshëm meksikan. Ai tregoi gjithçka për kartelin e lëndëve narkotike: rrugët e kontrabandimit të drogës, skemat e pastrimit të parave, luftërat e përgjakshme, dhe miliona dollarë të dhëna si ryshfet. Z. Zambada kur foli, dukej se ishte një person dikur “i brendshëm” e se dinte si ka funksionuar gjithçka aty.

Guzman, trafikant droge nga Meksika, që është ekstraduar në SHBA dhe po gjykohet në Nju Jork, është “tradhtuar” nga së paku 7 vetë, të cilët që të gjithë kanë treguar në lidhje me “perandorinë e drogës” që ai kishte ngritur. Zambada, veshur me rroba burgu ngjyrë blu, sapo ka hyrë në sallë i ka dhënë një buzëqeshje të sigurt Guzmanit. Ai mbërriti në gjykatë nën cilësinë e dëshmitarit në orën 10.00. Ai më pas menjëherë ka bombarduar me rrëfime Guzmanin dhe babain e tij (i cili ndodhet në arrati), duke treguar sesi ata kontrollonin “perandorinë” , ku kishte makina, trena, aeroplanë dhe nëndetëse – madje edhe në një kamion, shkruajnë mediat e huaja.