Dështon edhe me Iranin, De Biasi mbetet pa skuadër

Gianni De Biasi mbetet sërish pa skuadër. Ish-trajneri i kombëtares shqiptare ishte shumë pranë stolit të Iranit, por në fund, përfaqësuesja e vendit aziatik ka zgjedhur si trajner të ri Dragan Skoçiqin, duke lënë sërish të papunë italianin me pasaportë shqiptare.

De Biasi i cili që prej largimit të tij nga Shqipëria ka pasur vetëm një eksperiencë të shkurtër te Alaves në Spanjë, fillimisht u përfol për të marrë drejtimin e Italisë, më pas emri i tij u përmend si trajner i Polonisë ndërsa tentativa për De Biasin bënë edhe Australia e Ekuadori.

Ish-tekniku i kuqezinjve ishte shumë pranë stolit të Iranit por si përfundim edhe përfaqësuesja aziatike e la thatë duke zgjedhur një tjetër trajner dhe duke zhgënjyer për disatën herë Gianni De Biasin.