Ka dështuar të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Arsye e dështimit të Kuvendit ka qenë numri i vogël i gazetarëve dhe mungesa e kuorumit.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kishte planifikuar që të mbajë kuvendin e jashtëzakonshëm për të zgjedhur kryetarin e ri deri në përfundim të mandatit aktual të Bordit.