Dështon mbledhja e Komisionit për “gylenistët” ku ishte i thirrur presidenti Thaçi

Është mbyllur mbledhja e Komisionit Hetimor për Deportimin e gjashtë shtetasve turq.

Ndonëse ishte paralajmëruar që Thaçi t’i përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të Komisionit, një gjë e tillë nuk ndodhi, raporton lajmi.net.

Madje aty u zhvillua edhe debat i ashpër mes anëtarëve të Komisionit dhe presidentit Thaçi.

Përplasje pati edhe mes deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa dhe anëtarëve tjerë të Komisioni.

“Mollë sherri” u bë eksperti ndërkombëtar që u angazhua në këtë Komision për të bërë ekspertizën për këtë çështje.

Megjithatë, presidenti ka thënë se Komisioni duhet të sqarojë bazën ligjore të emërimit të ekspertit ndërkombëtar e më pas të procedohet me raportim.

Nuk dihet nëse Thaçi do të raportojë në të ardhmen në këtë Komision.