Dështon referendumi në Rumani, martesat gay ndalohen me ligj

Referendumi për të përcaktuar ndalimin kushtetues të martesave mes të njëjtit seks në Rumani dështoi, kjo për shkak se vetëm 20 për qind e rumunëve me të drejtë vote treguan interes për zgjedhjet e zhvilluara në harkun e dy ditëve gjatë fundjavës së kaluar.

Rumunëve iu kërkohej nëse dëshironin të miratonin ndryshimin kushtetues për të specifikuar se martesat nënkuptonin vetëm lidhjen mes një burri dhe një gruaje. Por, vetëm 20.4 për qind e votuesve të ligjshëm shprehën vullnetin e tyre, shumë më pak nga limiti prej 30 për qind i kërkuar për vlefshmërinë e referendumit.

Rezultati është disi surprizues, po të kihet parasysh një sondazh i së premtes që tregonte një mbështetje prej afro 90 për qind për ndryshimin e Kushtetutës.

Mihai Gheorghiu, president i “Koalicionit për familjen”, shoqata që ishte pro referendumit, tha për “BBC”-në përpara votimit se me këtë hap, ata po përpiqeshin “të mbronin në nivel kushtetues përcaktimin e martesës: mes një gruaje dhe një burri”.

Por, pas votimit dyditor, duket se strategjia e atyre që bënë fushatë kundër referendumit, apo për bojkotin e tij me shpresën që pjesëmarrja të mos e arrinte limitin prej 30 për qind të votuesve për ta kthyer të vlefshëm referendumin, pati më shumë sukses.

Gjithsesi, në praktikë nuk ka për të ndryshuar shumë. Rumania vijon të mos njohë martesat gay apo sindikatat civile. Dan Barna, opozitare e “Save Romania Union”, e vetmja parti politike e rëndësishme që kundërshtonte referendumin, bëri thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë për shpërdorimin e 40 milionë eurove nga fondet publike për një fantazi të sajën.

Partia qeverisëse e socialdemokratëve e kishte mbështetur fuqimisht referendumin.