Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Detaji: fiks si ish-Byroja Politike…

Detaji: fiks si ish-Byroja Politike…

Pushteti i djeshëm dhe ai i sotëm, pika që i bashkon

Politologu Afrim Krasniqi ka sjellë një detaj interesant nga e kaluara komuniste në Shqipëri, pikërisht nga fundi i regjimit, ku krerët e saj nuk e besonin se mund dhe të mos ishin në pushtet.

Duke tentuar të shpjegojë pushtetin e sotëm të socialistëve me Ramën në krye, ai solli si krahasim atë që ndodhte në mendësinë e ish-anëtarëve të Byrosë Politike.

“Duhet të kemi parasysh se konsumi i tmerrshëm i pushtetit i bën njerëzit të pazëvendësueshëm. Unë kur shoh procesverbalet e Byrosë Politike në vitin ‘90, ata nuk e kuptonin se ca 20-vjeçarë mund t’i largonin nga Byroja kur kishin 50 vjet aty. Ata mendonin që nuk mund të jetë reale kjo gjë. Edhe këtu ka shumë njerëz që nuk mendojnë që kjo gjë është reale”, tha Krasniqi në studion e A2CNN, duke komentuar protestat dhe reagimin e pushtetit ndaj tyre.