Policia e Kosovës ka njoftuar se dhjetë persona janë intervistuar ditën e djeshme lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Siç është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, fillimisht në stacionin policor janë sjellë katër meshkuj dhe një grua, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Gjergj Fishta, Pejë 30.12.2025-15:32. Lidhur me rastin, janë shoqëruar në stacionin policor katër meshkuj dhe një femër kosovar-e, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Po ashtu, po dje janë janë shoqëruar në stacionin policor edhe tre meshkuj dhe dy gra dhe edhe të njëjti pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Gjergj Fishta, Pejë 30.12.2025-15:32. Lidhur me rastin, janë shoqëruar në stacionin policor tre meshkuj dhe dy femra kosovar-e, ku pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje.
Për dyshimet për manipulime me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka pasur aksione e të arrestuar në disa komuna të Kosovës.








