Dhjetë telentët e nominuar për “Trofeun Kopa 2023”

France Football ka zbuluar emrat që janë kandidat për çmimin ‘Trofeu Kopa 2023’ – apo talenti i vitit.

Si zakonisht kjo listë ka emra të jashtëzakonshëm, që prej tyre pritet të jenë yjet se së ardhmes për 15 vitet e ardhshme.

Emra si Jude Bellingham (Real Madrid), Gavi (FC Barcelona), Jamal Musiala (Bayern Munich), Eduardo Camavinga (Real Madrid), Pedri (FC Barcelona), Xavi Simons (RB Leipzig), Alejandro Balde (FC Barcelona), Antonio Silva (Benfica), Rasmus Højlund (Manchester United) dhe Elye Wahi (RC Lens).

Sipas njohësve gara do të jetë shumë e ngushtë, pasi shumica e këtyre emrave kanë spikatur në sezonin e fundit.

Bellingham, Gavi, Jamal Musiala, Eduardo Camavinga dhe Pedri shihen si më të avantazhuar.

Çmimi do të dhurohet në ceremoninë e Topit të Artë 2023, që të mbahet në Theatre du Chatelet në Paris më 30 tetor.