Dhjetëra hebrenjë radikalë hynë në oborrin e xhamisë Al-Aksa

Rreth 60 hebrenjë radikalë në shoqëri të policisë kanë hyrë në oborrin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Hebrenjtë dhe policia izraelite në oborrin e Al-Aksa hynë përmes hyrjes Al-Magarib.

Gjatë kohës së kaluar në kompleksin Al-Aksa kryen një varg ritesh fetare.

Hebrenjtë radikalë në shoqëri të policisë kohë pas kohe në orët e mëngjesit dhe të pasdites hynë në oborrin e Al-Aksa-s që sjell rritjen e tensioneve mes palestinezëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Izraelit.