Një numër i madh i kolonëve izraelitë sot hynë me forcë në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Departamenti i Vakëfit Islam në Kuds në një deklaratë tha se 74 kolonë hynë në kompleks nën mbrojtjen e policisë izraelite.
Më shumë kolonë pritet të hyjnë më vonë pasdite. Kolonët izraelitë sulmojnë kompleksin Al-Aksa çdo ditë përveç fundjavave, e premtja për muslimanët dhe e shtuna për izraelitët.
Policia izraelite filloi të lejojë inkursionet e kolonëve në vitin 2003, përskaj dënimeve të përsëritura nga Departamenti i Vakëfit Islam në Kuds.
Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se është vendi i dy tempujve hebrenj në kohërat antike.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një hap që nuk u njoh kurrë nga bashkësia ndërkombëtare. /aa








