Dhjetëra mijëra besimtarë kanë kryer faljen e së premtes në Xhaminë e Shenjtë Al-Aksa në Jerusalem. Që nga orët e para të mëngjesit, ata u drejtuan drejt xhamisë, pavarësisht të ftohtit dhe masave të rrepta ushtarake të vendosura nga forcat izraelite për hyrjen në kompleks.
Sipas burimeve lokale, forcat e okupimit u shpërndanë mes besimtarëve gjatë hytbes së xhumasë dhe shtuan kontrollet në portat e Hekurt, Këshillit dhe Amudit. Shumë të rinj u ndaluan, u kontrolluan dhe iu verifikuan dokumentet e identifikimit, ndërsa disa u penguan të hynin për të falur namazin.
Forcat izraelite arrestuan gjithashtu rojen e Xhamisë Al-Aksa, Vehbi Makiya, në Portën e Magribit, pasi e sulmuan fizikisht. /mesazhi




