Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dhunuan dhe filmuan të miturën në Fier, tre adoleshentet dalin para gjykatës

Dhunuan dhe filmuan të miturën në Fier, tre adoleshentet dalin para gjykatës

Tre vajzat të cilat dhunuan një tjetër vajzë të mitur, akt që e filmuan me telefon nga fillimi në fund, kanë dalë para togave në zeza në Gjykatën e Fierit për verifikimin e masave të sigurisë të lëshuara nga organi i akuzës.

Prokuroria e Fierit ka lëshuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 20-vjeçaren që dhunoi të miturën në Fier si dhe masën ‘arrest shtëpie’ për njërën nga 15-vjeçaret. Ndaj të miturës tjetër, 15-vjeç, është vendosur masa “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”, pranë një Institucioni të Posaçëm për të Mitur, pranë Qendrës Spitalore të Burgjeve.