Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka nënshkruar në Bruksel marrëveshjen 187 milionwshe me programin “Evropa për qytetarët”, me Paraskevi Michou, Drejtore e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi e Komisionit Evropian, raporton klankosova.
Sipas ministres Hoxha, nëpërmjet këtij programi ndër tjerash do të rritet ndërgjegjësimin për historinë dhe vlerat e përbashkëta evropiane.
Ajo po ashtu theksoi se prioritetet specifike janë: “angazhimi Demokratik dhe pjesëmarrja qytetare”, si fushë që përfshin Debatin e së ardhmes së Evropës dhe sfidimin e euroskepticizmit, promovimi i solidaritetit në kohë krizash, nxitja e dialogut ndërkulturor dhe mirëkuptimi i ndërsjellë, luftimi i stigmatizimit të emigrantëve dhe grupeve minoritare si dhe viti evropian i trashëgimisë kulturore 2018.
Marrëveshja shënon të arritur të re në procesin integrues.








