Didier Deschamps do të jetë trajner i ‘Gjelave’ deri në vitin 2026.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Federata Franceze e Futbollit teksa ka njoftuar se e ka zgjatur kontratën e Deschamps, deri në qershor të vitit 2026.
Nën drejtimin e tij, kombëtarja franceze fitoi Kupën e Botës 2018, Ligën e Kombeve 2021, arriti në finalen e Euro 2016 dhe atë të Kupës së Botës 2022.
I emëruar më 9 korrik 2012, ai ka një bilanc spektakolare me kombëtaren e ‘Gjelave’ me 89 fitore gjithsej, 28 barazime dhe 22 humbje në 139 ndeshje – 279 gola të shënuar dhe 119 të pësuar.
Aktualisht Franca është në vendin e 3-të në renditje të FIFAs.








