Digjen goma në Obiliq afër termocentralit “Kosova A”

Një zjarr ka shpërthyer para pak çastesh afër termocentralit “Kosova A” në Obiliq, por gjendja është sanuar dhe tymi është larguar.

Zjarri ka ardhur si pasojë e djegies së disa gomave dhe mbeturinave, njofton Klan Kosova.

Për shkak të afërsisë me termocentralin, banorët përreth janë shqetësuar nga tymi i madh që ka dalë nga aty dhe disa prej tyre edhe kanë dërguar në redaksinë tonë video nga vendi i ngjarjes.