Digjet një shtëpi në Gjakovë, një person humb jetën si pasojë e plagëve të marra

Mbrëmë pak para mesnatës një shtëpi është përfshirë nga flakët në Gjakovë.

Si pasojë e zjarrit lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është nën hetime.