Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, ka kritikuar ashpër veprimet e fundit të Izraelit në Siri, duke i quajtur ato një “pushtim të ri të Lartësive të Golanit”.
“Pushtimi i ri i Lartësive të Golanit dhe sulmet ndaj Sirisë vetëm sa kontribuojnë në një destabilizim më të madh të rajonit,” shkroi Albares në një postim në platformën X.
Ai i bëri thirrje qeverisë izraelite që t’i ndalojë këto veprime. /mesazhi






