Pasi Trump tha se prej datës 1 Nëntor do të vendoste tarifa 100 përqind ndaj çdo lloj shkëmbimi tregtar me Kinën, vlera e kriptoaseteve ishte në rënie të lirë.
Dita e Premte ishte një kërdi e vërtetë në tregun e kriptoaseteve. Pas një kërcënimi lëshuar nga presidenti Amerikan Donald Trump mëngjesin e asaj dite duke thënë se mund të vendoste tarifa të reja tregtare ndaj Kinës, çmimet e aksioneve por edhe kriptomonedhave filluan të bien.
Por pasi Trump tha se prej datës 1 Nëntor do të vendoste tarifa 100 përqind ndaj çdo lloj shkëmbimi tregtar me Kinën, vlera e kriptoaseteve ishte në rënie të lirë.
Bitcoin qëndronte në 121 mijë dollarë mëngjesin e së Premtes por ra në 106 mijë dollarë pasdite. Kriptomonedhat e tjera, njohur edhe si altcoin, u goditën me rëndë me Ethereum që ra nga 4,300 dollarë në 3,600 dollarë ndërsa asete të tjera si Dogecoin dhe Cardano humbën 40 përqind të vlerë.
100 kriptomonedhat më të mëdha ranë me 50 përqind brenda 1 ore. Plot 19 miliardë dollarë pozicione u likuiduan, niveli më i lartë regjistruar ndonjëherë në këtë treg.
Shumica e tyre ishin pozicione “long”, afro 17 miliardë dollarë. Ky likuidim lë në hije dy likuidimet e tjera rekord prej 1.2 miliardë dollarë në 2020-ën nga mbyllja e Covid-19 dhe 1.6 miliardë dollarë në 2022 nga kolapsi i FTX.
1,618,240 tregtues u likuiduan dhe pse numri mendohet të jetë më i lartë pasi Binance raporton vetëm një likuidim për sekondë. Asetet kryesore rikuperuan që prej rekordeve të ulëta ditën e Premte por mbeten larg pozitave që mbanin më herët.
Aktualisht Bitcoin tregtohet me 113,950 dollarë në këto momente që shkruajmë.








