Shkurtimet e njoftuan ditën e Enjte gjatë një takimi me të gjithë punonjësit e kompanisë. “U rritëm me shpejtësi dhe zgjeruar fuqinë punëtore duke e 5-fishuar në 2020-ën,” tha Citron.
Discord është bërë shtëpia e shumë komuniteteve online në vitet e fundit por suksesit nuk e ka mbrojtur nga vështirësi financiare që kanë prekur industrinë e teknologjisë.
Njëlloj si kompanitë e tjera, Discord ka vendosur të shkurtojë 17 përqind të fuqisë punëtore, ose rreth 170 njerëz. Përmes një njoftimi të brendshëm, CEO Jason Citron fajësoi punësimin e tepërt dhe panevojshëm.
Shkurtimet e njoftuan ditën e Enjte gjatë një takimi me të gjithë punonjësit e kompanisë. “U rritëm me shpejtësi dhe zgjeruar fuqinë punëtore duke e 5-fishuar në 2020-ën,” tha Citron.
“Si rezultat morëm më shumë projekt dhe u bë më pak efikas në mënyrën sesi operojmë.”
Discord shikoi një rritje të madhe gjatë izolimit të pandemisë së Covid-19 por ende nuk është një kompani fitimprurëse. Në Gusht të vitit të kaluar shkurtoi 4 përqind të stafit, ose rreth 40 punonjës si pjesë e një plani të gjerë ristrukturimi.








