Ylli portugez, Cristiano Ronaldo u bë lajmi kryesor në Arabinë Saudite dhe jo vetëm, jo për golat e tij, por për një gjest të pahijshëm ndaj tifozëve pas ndeshjes me Al Nassr në derbin arab kundër Al Hilal.
38-vjeçari vuri dorën në organin gjenital, në kohën kur tifozët e Al Hilal thërrisnin emrin e Lionel Messit, një gjest për të cilin u kritikua shumë Ronaldo.
Një ditë pas momentit, shumë persona filluan të bënin thirrje për dëbimin e futbollistit portugez nga Arabia Saudite.
Madje, avokati Nouf Bint Ahmed ka bërë të ditur se ka bërë kallëzim penal kundër Cristiano Ronaldos.
Po çfarë vendosi Komisioni Disiplinor i Federatës Saudit pas gjestit të Cristiano Ronaldos? Duke iu referuar gjestit që bëri ai, Disiplinori vendosi të mos ndërmerrte asnjë masë ndaj tij, sepse “ngjarja u transmetua vetëm në rrjetet sociale, jo në transmetimin zyrtar”, kështu që nuk mund ta ndëshkojë Ronaldon, njofton Goal, transmeton lajmi.net.
Ronaldo është pjesë e Al Nassr që nga afati kalimtar i janarit kur iu bashkua si lojtar i lirë pas largimit nga Manchester United.








