Distria humb mundësinë për medalje të artë, tani në luftë për të bronztën

Distria Krasniqi ka humbur në çerekfinale të Grand Prixit të Holandës.

Xhudistja kosovare ka humbur mundësinë për të kërkuar medaljen e artë edhe në Holandë, sikurse bëri në Uzbekistan.Në luftën çerekfinale, Krasniqi u mund nga xhudistja nga Japonia, Aya Sakagami në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Tani Krasniqi do të vazhdojë garën duke kërkuar medaljen e bronztë.Sfida e saj e radhës është kundër rumunes, Monica Ungureanu.