Distria Krasniqi mposhtet në çerekfinale të Grand Slamit, mbetet në garë për medaljen e bronztë

Xhudistja kosovare është ndalur në çerekfinale.

Distria Krasniqi u mposht nga Rekka Pupp në çerekfinale të kategorisë deri 52 kilogramë, shkruan lajmi.net.

Ishte një luftë e fortë ku Krasniqi u mposht në kohën shtesë pasi Pupp realizoi një “Ippon” që i dha fitoren.

Përkundër humbjes, Distria është ende në garë për medaljen e bronztë përmes repesazhit ku i duhen dy fitore.

Është kjo gara e parë e Krasniqit pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” në kategorinë deri 48 kilogramë.

Tani xhudistja kosovare ka ndërruar kategorinë dhe po garon në kategorinë deri 52 kilogramë.