Dita e dytë e ndalimit të veturave, vazhdon tollovia

Edhe sot është duke u zbatuar vendimi për ndalimin e veturave që të mos hyjnë në qendër të Prishtinës.

Në lagjen ‘Dardania’, Policia e Kosovës e ka bllokuar rrugën që lidh me qendrën e qytetit duke i drejtuar veturat në rrugë tjera alternative, raporton lajmi.net.

Vendimi i Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit për ndalimin e veturave ka ardhur si pasojë e matjeve të fundit të ndotjes së ajrit ku Prishtina u rangua si qyteti i parë më i ndotur në botë.

Për shkak se veturat nuk po mund të hyjnë në qytet, masë e madhe e qytetarëve po përdorin trafikun urban.