Ballina Lajmet Kosovë Dixon hedh poshtë pretendimet e ZPS-së: S’ka prova, shikoni me kujdes dëshmitë...

Dixon hedh poshtë pretendimet e ZPS-së: S’ka prova, shikoni me kujdes dëshmitë e dhëna nga Serbia

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon ka vazhduar të hedhë poshtë pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Teksa flet për dëshmitarët e thirrur nga ZPS mbrojtësi i Veseli ka thënë se ka persona që kanë gënjyer nën betim.

Ai gjatë deklaratës përmbyllëse ka thënë se karshi Kadri Veseli ZPS nuk ka asnjë provë të drejtpërdrejtë, përveç fjalëve që kanë qarkulluar.

Mbrojtja e ish-kryekuvendarit, Kadri Veselit kërkoi nga trupi gjykues që t’i trajtojnë me kujdes dëshmitë e dhëna nga Serbia.

“Dëshmitarët e thirrur nga ZPS-ja ishin si dëshmitarë për pohimin e vërtetësisë në mbështetje të qëndrimit të tyre. Por, në të njëjtën kohë ne kemi parë që ZPS-ja ka sulmuar dëshmitarë dhe ndërkohë kemi pasur persona të vërtetë prej të cilëve ZPS-ja nuk ka marrë përgjigje, derisa gënjeshtarëve u ka dhënë mundësi për t’i dhënë përgjigjet e tyre. Kështu që, si është e mundur që gjykata të mbështetet në pjesë të caktuara të dëshmitarëve për të dhënë vendim fajësie përtej dyshimit të arsyeshëm, ndërkohë që për të tjerët thuhet se nuk mund të besohen për asnjë aspekt? Ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim, duke mos e thënë të vërtetën”, ka deklaruar Dixon.

Mbrojtësi i Veseli, Rodney Dixon tha se ZPS nuk ka prova të drejtpërdrejta përveçse fjalë që kanë qarkulluar.

“Kur nuk ka prova, provat janë e vetme që duhet të ndjekin prokurorët nëse nuk ke prova thjesht mos ngre aktakuzë, standardet nuk mund të zbriten të ulën për pretekstin e luftës për drejtësi ose për arsye të ndryshme që mund t’i përmend ZPS. ..10’24’’/20Nuk kemi asnjë provë të drejtpërdrejtë përveçse fjalë që kanë qarkulluar dhe veçse dhënie të dëshmisë të personave që kanë thirrur ZPS. ZPS ka vendos të thërras ata dëshmitarë që ka përdorur për konfirmim të aktakuzës…Dëshmitarët kryesor tek të cilët janë mbështetu akuzat ndaj Veselit nuk kanë marr asnjëherë në këtë seancë gjyqi besoj që iu kujtohet apo jo të nderuar që kemi pritur që dëshmitari 47 47 të vinte dhe të jepte dëshmi edhe pse ky person kishte qenë shumë i shprehur në medie kishte fol gjërë e gjatë lidhur me akuzat e tij përsëri ZPS vendos të mos e thërras dhe pavarësisht kësaj ZPS ende mbështetet tek ai pa pasur një konfirmim aktual. Çfarë mënyrë e rehatshme për të bërë ndjekje penale qëndrimi ZPS është t’i bëjmë gjërat me shkrim të mos tregojmë asgjë të mos iu japim mundësi dëshmitarë të kundërpyeten prej nesh dhe për tu ekspozuar se ata janë gënjështarë”, tha ai.

Dixon tha se angazhimi i Kosovës ndaj drejtësisë duhet të përgëzohet.

“Mundësinë që e ka pasur është e plotë ZPS me bashkëpunimin e plotë të Kosovës dhe në vend që ta kishte bërë punën e vetë në mënyrë të përkor ZPS thjesht ngre një çështje vetëm për një anë të konfliktit dhe nuk e bënë punën e vetë siç duhet. Kosova e ka nisur dhe ka mbështetur këtë gjykatë ndërkombëtare. Kosova është vend i vogël ndërkohë që ngjarjet që mbulon kjo çështje gjyqësore kanë ndodhur 25 vite përpara ndërkohë që procesi gjyqësor nuk është që ndiqet shumë e jashtë Kosovës. Megjithatë, në një peizash ndërkombëtar që përfshinë shtete që atashohen me gjykatat ndërkombëtare dhe është e rëndësishme që të theksohet se Kosova ka dhënë mbështetjen e plotë. Kështu që për këtë arsye angazhimi i Kosovës ndaj drejtësisë duhet të përgëzohet dhe duhet të jepet roli që meriton në shtete dhe në kombe të ndryshme në botë dhe duhet të sigurohet respektimi i sundimit të ligjit”, tha ai.

Mbrojtja e Veselit kërkoi nga trupi gjykues t’i shikoj me kujdes dëshmitë e dhëna nga shteti serb, ndërsa shtoi se nuk mund të injorohet ajo se çfarë ka bërë Serbia në Kosovë dhe se ata nuk kanë qenë thjesht “dele që kalonin gjatë natës”.

“Nuk mund të injoroni atë çfarë ka bërë Serbia sikurse Serbia të ishin dele që kalonin gjatë natës ky është rast klasik i dy standardeve të ndryshme të përdorura nga ZPS…Ndërkohë që autorët e veprave kërkuan pajtim në Afrikën e Veriut dhe kërkuan ndjesë për atë që kishin bërë në Kosovë arkitektët serbë dhe ekzekutuesit e bënë të kundërtën. Ata akuzuan persona që kanë vuajtur në atë sistem dhe kërkuan që ata që kanë vuajtur të gjykoheshin dhe në fakt jo vetëm kaq por dhanë prova që kjo të bëhej për t’iu thënë ndërkombëtarëve që ‘ju kemi thënë se këta të UÇK-së janë rrugaçë e janë të pabindur. Ne kemi pasur të drejtë për atë se çfarë kemi bërë në Kosovë’ dhe gjykata duhet të shikojë me kujdes dëshmitë e dhëna nga shteti serb”, tha Dixon.