Djali i ministrit të Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich, u plagos në përleshjet pranë kufirit me Libanin dhe gjendja e tij është e lehtë, transmeton Anadolu.
Transmetuesi publik i Izraelit, KAN raportoi sot duke thënë se plagosja ndodhi përgjatë kufirit verior libanez.
Ndërkohë nuk u raportuan informacione shtesë rreth natyrës së lëndimit ose vendndodhjes së saktë të incidentit.





