Danilo Vuçiq, i biri i presidentit aktual të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ishte të dielën në tribunat e stadiumit në Rusi për të përcjellur ndeshjen e Kampionatit Botëror në futboll ndërmjet Kosta Rikës dhe Serbisë.
Mirëpo, ajo se çka bije në sy në këtë rast është se dy nga personat me të cilët ishte i shoqëruar Vuçiq, janë të dënuar për vepra të ndryshme kriminale, përcjell lajmi.net.
Milan Krashiq, pjesëtar i nëngrupit “Alcatraz” , është dënuar me 15 vjet burg për vrasjen e tifozit të ekipit të Partizanit të Beogradit, Ivan Peroviq më 2011. Gjithsesi, verdikti i gjykatës ishte anuluar ndërsa në pritje është fillimi i një gjykimi të ri, ndërkaq që Krasiq endet pa problem nëpër shtete të Evropës.
Aleksander Vidojeviq, i njohur si Aca Rosavi, i cili po ashtu ishte shoqërues i djalit të presidentit serb në këtë ndeshje, është nje person me të kaluar kriminale dhe pjesëtar i grupit famëkeq të Aleksander Stankoviqit.
Ndërkohë, autoritetet serbe ende nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim për këtë çështje.