Dijetar i njohur islam dhe profesori në Universitetin Amerikan në Barkley, Hatem Bazian thotë se subjektet politike të krahut të djathtë në Perëndim përdorin islamofobinë dhe ksenofobinë si mjet për të fituar zgjedhjet.
“Në Evropë dhe SHBA islamofobia përdoret si projekt politik i cili është i lidhur me krahun e djathtë dhe ndonjëherë edhe me elitat e diskredituara politike të cilët deri te fitorja në zgjedhje arrijnë duke demonizuar muslimanët”, ka thënë Bazian në një prononcim për Anadolu Agency (AA).
Bazian është bashkë-themelues dhe profesor i ligjit islamik në Kolegjin Amerikan Zaytuna dhe kolumnist në gazetën e Stambollit “Daily Sabah”, ndërsa aktualisht është duke marrë pjesë në konferencën tre-ditore, e cila në temën e islamofobisë u mbajt në Universitetin “Sabahattin Zaim”.
Duke theksuar se demonizimi i muslimanëve është bërë strategji parazgjedhore, Bazian thekson se partitë politike të krahut të djathtë në shumë vende evropiane kanë ardhur në pushtet, e që për nevoja parazgjedhore kanë përfituar nga kriza e refugjatëve.
“Të djathtët në Perëndim po përpiqen të paraqiten si mbrojtës të shoqërisë perëndimore nga të huajt, e që është e vetmja mënyrë për të rifituar ndikimin në arenën politike”, tha Bazian.
Ai gjithashtu paralajmëroi se islamofobia dhe ksenofobia janë përdorur dhe nga grupet e margjinalizuara neo-naziste dhe raciste për të rifituar ndikimin në komunitet.








