Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është takuar me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në zonën e de-militarizuar në kufirin ndërmjet dy Koreve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Teksa dy liderët kanë shtrënguar duart në “zonën e de-militarizuar”, Trump ka kaluar në anën e Koresë së Veriut duke u bërë edhe presidendi i parë amerikan që shkel në territorin e këtij vendi.
Kim Jong-un ka vënë në dukje se Trump këtë vizitë të shkurtër e ka kryer për të zhvilluar edhe më tej lidhjet mes dy vendeve, ndërkohë që kalimin e vijës kufitare nga Trump e ka cilësuar si “një veprim të guximshëm dhe të vendosur që do t’i japë fund të kaluarës së pakëndshme”.
Ndërkohë, Trump ka shprehur kënaqësinë e tij që është presidenti i parë amerikan që shkel në anën kufitare të Koresë së Veriut dhe gjithashtu ai ka shprehur vlerësime për miqësinë e tij me Kim.
Dy liderët më parë janë takuar po ashtu në samitet e mbajtura në Singapor dhe Vietnam. Presidenti amerikan, i cili qëndron në Japoni në kuadër të Samitit të G-20, më herët në llogarinë e tij në twitter shkroi se ai do të dëshironte “të përshëndes” liderin koreano-verior në zonën e de-militarizuar. Koreja e Veriut, nga ana e saj, e cilësoi “propozim shumë intersant”, pasi nuk kishte marrë një propozim zyrtar për takimin.

