Dortmund lëshon stadiumin për qendër tretmani ndaj koronavirusit

Borussia Dortmund është gati të jap një tjetër ndihmë në luftën kundër Covid19.

Skuadra nga Bundesliga është në mesin e skuadrave që ka ndihmuar më së shumti deri më tani në luftën kundër pandemisë koronavirus.

Por, ndihmat e kësaj skuadre duket se nuk kanë marrë fund akoma, pasi ‘verdhezinjt’ janë gati për një tjetër gjest të madh.

Mediet në Gjermani raportojnë se ‘Signal Iduna Park’ është gati të kthehet në qendër tretmani ndaj koronavirusit, transmeton lajmi.net.

Një njoftim lidhur me këtë ka bërë edhe Borussia Dortmund.

Ambientet e stadiumit ‘Signal Iduna Park’ tashmë do të përdoren nga (KVWL).