Dortmundi e përmbysë Leverkusenin në ndeshjen dramatike

Ndeshje shumë dramatike është zhvilluar në derbin e javës së gjashtë në Bundesligë ndërmjet Leverkusenit dhe Dortmundit.

Gjashtë gola u shënuan në këtë sfidë, me Dortmundin që arkëtoi pikët e plota duke fituar 2 me 4, transmeton Koha.net.

Vendasit e nisën për mrekulli ndeshje duke kaluar në epërsi në minutën e nëntë përmes Weiserit. Kurse Tah e dyfishoi epërsinë e Leverkusenit në minutën e 39.

Në pjesën e dytë Dortmundi u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar katër herë.

Larsen, Reus, dhe dy gola nga Paco i siguruan pikët e plota Dortmundit.

krye të tabelës Dortmundi ka 14 pikë, e Leverkusenit në vendin e 12 ka 6 pikë.