Dortmundi merr fitore bindëse në udhëtim te Union Berlini

Borussia Dortmundi ka marrë fitore bindëse në udhëtim te Union Berlini me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 22-të në Bundesliga.

Pas vetëm 18 minutash lojë, Marcos Reus shënoi golin e parë të takimit, me një asistim të Mahmoud Dahoud.

Reus nuk u ndal me kaq dhe realizoi edhe të dytin, por pas shtatë minuta më vonë, me asistuesin që ishte Donyell Malen.

Me këto dy gola, përfundoi edhe pjesa e parë, derisa edhe e dyta ishte për mysafirët.

Në minutën e 71-të, Raphael Guerreiro e vulosi takimin me golin e tretë të shënuar, duke bërë që Dortmundi të merrte tre pikë.

Pas javës së 22-të, Dortmundi gjendet në vendin e dytë me 46 pikë, gjashtë pikë më pak se lideri, Bayern Munichu.