Drejtori i Policisë krenohet: Ua ndaluam policëve shkuarjen në xhami

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj janë duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme.

Qalaj para deputetëve është krenuar duke thënë se orari i punës është duke u respektuar nga policia dhe se u është ndaluar qëndrimi në kafene dhe shkuarja në xhami gjatë orarit të punës.

“Orari i punës është duke u respektuar qind për qind. Ua kemi ndaluar pjesëtarëve policorë qëndrimin në lokele gjatë orarit të punës dhe shkuarjen në xhami”, ka thënë Qalaj që ka bërë të ditur se Policisë i janë shtuar 107 pjesëtarë të intervenimit të shpejtë.

Ajo çka është absurde në këtë situatë është fakti që janë bërë krahasime mes kafenesë dhe xhamisë.

Madje nuk përmenden as kishat apo tempujt tjerë fetarë.

Është e natyrshme që Policia gjatë orarit të punës të mos hyjë nëpër lokale. Por është absurde t’u mohohet e drejta për të kryer ritet fetare./Mesazhi?