Përbërësit (2 persona):
- 1 gotë oriz
- 200 g mish pule (kofshë ose gjoks), i prerë në kube
- 1 karotë e vogël e prerë në copa të vogla
- ½ spec i kuq
- 1 qepë e vogël
- 2 lugë vaj ulliri
- Kripë + piper
- ½ lugë pluhur speci
- 1 lugë salcë soje (opsionale)
- Pak majdanoz për sipër
Përgatitja:
- Zieni orizin në ujë me pak kripë derisa të bëhet i butë (rreth 12 minuta).
- Ndërkohë, në një tigan shtoni vajin dhe kavërdisni qepën deri sa të zbutet.
- Shtoni pulen e prerë dhe skuqeni derisa të marrë ngjyrë të artë.
- Hidhni karotën dhe specin, më pas shtoni kripën, piperin dhe pluhurin e specit.
- Pasi të zbuten perimet, përzieni me orizin e zier.
- Nëse dëshironi, shtoni një lugë salcë soje për shije më të mirë.
- Shërbejeni me pak majdanoz sipër — gati për t’u ngrënë!








