Drenica ndal Llapin

Drenica ka arritur të arkëtoi një pikë në udhëtim te Llapi me rezultat 3:3.

Llapi kaloi fillimisht në epërsi përmes Bianor pas vetëm tre minutave lojë, mirëpo shtatë minuta më vonë Peposhi barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë, ishte Kreshnik Uka që vendosi në epërsi Drenicën për herë të parë në takim (58′).

Nuk vonoi shumë dhe Llapi u rikthye në lojë përmes Krasniqit (68′). Kur mendohej se takimi do mbyllet me rezultat 2:2, në skenë doli sërish Uka që riktheu epërsinë e “Kuq e Zinjve”.

Heroi i vendasve në këtë takim ishte Firmino që shënoi në minutat shtesë për t’i ndihmuar skuadrës të fitojë një pikë (90+2).

Me këtë barazim, Drenica ‘blindon’ pozitën e pestë me 32 pikë, derisa Llapi renditët në pozitën e tretë me 40 sosh.