Drita fiton derbin ndaj Llapit, fitojnë edhe Gjilani e Ulpiana

Kanë përfunduar tre ndeshjet e para të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës.

Gjilani mposhti Feronikelin 1-0, Drita triumfoi 1-3 kundër Llapit, ndërsa Ulpiana fitoi 1-2 ndaj Malishevës, shkruan lajmi.net.

Ndeshja më interesante ishte ajo mes Llapit dhe Dritës, ku fituan gjilanasit

Astrit Fazlit në min e 5′, Hamdi Namani në min e 34′ dhe Marko Simonovski në min e 72′ i shënuan golat për mysafirët, për vendasit golin e vetëm e shënoi Alban Shillova nga penalltia në min 45+2′.

Me këtë fitore Drita ka 19 pikë në vendin e dytë, kurse Llapi mbetet e shtata me 12 pikë

Gjilani në anën tjetër mposhti Feronikelin minimalisht 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Blerin Krasniqi në min e 64′.

Gjilani tani prin në renditje me 20 pikë, Feronikeli mbetet në fund me 10 pikë.

Ulpiana mposhti si mysafirë Malishevën me rezultat 1-2.

Golat për Ulpianën u shënuan nga Santos në min e 16′ dhe Ardi Shala në min e 52′, për Malishevën shënoi Gentrit Ulluri në min e 88′.

Ulpiana ngritet në pozitën e nëntë me 10 pikë, ndërsa Malisheva mbetet në koutën e 12 pikëve në pozitën e gjashtë