Dy asistime të Bardhit në fitoren e Maqedonisë V.

Enis Bardhi ka udhëhequr Maqedoninë e Veriut drejt fitores ndaj Maltës. Maqedonia V. të martën fitoi 2:0 në udhëtim ndaj maltezëve. Bardhi asistoi në të dy golat. Për 1:0 shënoi Elif Elmas në minutën e pestë, ndërsa për 2:0 realizoi Jovan Manev në minutën e 41-të.

Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski e Isnik Alimi startuan te Maqedonia e Veriut. Luajti edhe Agon Elezi.

Maqedonia është e katërta në Grupin C me shtatë pikë, sa i kanë dhe Italia e Ukraina në pozitat dy e tre. Udhëheq Anglia me 13 pikë.