Dy përdorues të Messenger mund të luajnë së bashku lojëra gjatë një video thirrjeje

Secila lojë është optimizuar për tu luajtur nga të paktën dy persona dhe secili titull ka një numër të caktuar lojtarësh që mund të luajnë në të njëjtën kohë së bashku.

Facebook njoftoi ditën e sotme se ka filluar të implementojë lojërat multi-player si një funksionalitet në video thirrje.

Falë saj përdoruesit mund të bisedojnë me miqtë dhe familjen ndërsa luajnë lojëra me 14 titujt e disponueshëm aktualisht.

Funksionaliteti është i disponueshëm aplikacionin Messenger për iOS, Android dhe ueb dhe nuk kërkon asnjë lloj instalimi të veçantë. 14 lojërat e para përfshijnë disa titujt të vjetër por popullor si Word With Friends dhe Mini Golf FRVR tek titujt e ri si Card Wars dhe Exploding Kittens.

Secila lojë është optimizuar për tu luajtur nga të paktën dy persona dhe secili titull ka një numër të caktuar lojtarësh që mund të luajnë në të njëjtën kohë së bashku.

E gjitha që duhet të bëni për të luajtur këto lojëra është duke filluar një video thirrje në Messenger, të shtypni butonin e group mode dhe më pas të shtypni ikonën Play. Aty mund të shfletoni në mesin e lojërave të disponueshme.