Dy persona me armë lodër përhapin panik në një aeroport në Paris

Rreth orës 08:30, një pasagjer ka vënë alarmin pasi kishte parë dy persona të rritur të cilët nuk flisnin frëgjisht dhe se kishin armë të kamufluara në një këllëf. Në momentin që pasagjerët e terminalit 2 konstatuan armët u përhap një valë paniku shoqëruar me të bërtitura dhe zhurmë.

Dy burrat janë rusisht folës, njëri është francez dhe tjetri, i cili ishte i pajisur me leje franceze qëndrimi thotë se është me kombësi bjelloruse’’, sipas një burimi nga aeroporti. Një prej tyre kishte mbërritur në ”Roissy” të mërkurën në mëngjes dhe kishte lënë takim me shokun e tij në aeroport.

Menjëherë pas ngjarjes pasagjerët e terminalit 2 u evakuan, për tu rihapur rreth orës 09:15.