Dy shpërthime me tritol në Shkodër

Dy shpërthime me tritol kanë ndodhur në Shkodër gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Një sasi e konsiderushme lënde plasëse ka shpërthyer në pedonalen e Shkodrës përballë godinës së Prefekturës.

Lënda plasëse është vendosur në hyrje të një qendre tregtare, e cila është në pronësi të ish-kandidatit të PD-së në bashkinë Shkodër, Xhemal Bushati. Nga shpërthimi i fuqishëm ka vetëm dëme materiale si dhe janë dëmtuar objektet përreth.

Një tjetër shpërthim raportohet në hyrje të një supermarketi, ngjitur me një pikë karburanti në sheshin e stadiumit ‘Loro Boriqi’. Fatmirësisht nuk ka përsona të lënduar, por vetëm dëme materiale. /euronews